Juventus ka fituar swrish titullin kampion në Serinë A. Triumfi i saj erdhi tri javë para mbylljes së kampionatit. Humbja e Napolit ndaj Romës me rezultatin 1-0 sot mundësoi që djemtë e Alegrit të shpallen kampionë të Italisë para përfundimit të kompeticionit.
Dje Juventusi fitoi me rezultatin 1-2 ndaj Fiorentinës duke u shkëputur 12 pikë larg vendit të dytë. Ndërsa një hap fals i bërë sot nga blutë e Napolit i dha trofeun e 32-të ‘zonjës së vjetër’ dhe të pestin radhazi në Itali.












