Një i ri që i hyri në banesë një 18vjeçare dhe e ngacmoi seksualisht është vënë në pranga e policisë. Policia e Elbasanit bën me dije se u arrestua shtetasi Halit Mëhalla, 26vjeç, banues në fshatin Klos të Cërrikut.
“Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë futur në banesën e shtetasit F.S, 51vjeç dhe të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e shtetasit F.S, shtetasen E.S, 18vjeçe” njofton policia. Pas ndalimit, policia njofton se materialet i kanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.











