Në qytetin e Kukësit 32 sanitare të spitalit rajonal dhe të maternitetit janë larguar nga puna. Ato janë njoftuar me anë të postës për shkurtim të vendit të punës. Sanitaret nuk e kanë pranuar këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar rikthimin në punë. Ato protestuan përpara godinës së spitalit, duke kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin. Sanitaret protestojnë dhe kërkojnë anulimin e vendimit pasi është i padrejtë. Ato shprehen se kanë mbi 20 vite punë dhe kërkojnë që të rikthehen pasi kanë edhe kredi dhe se nuk kanë burim tjetër të të ardhurave. Sakaq ata shprehen se vendet e tyre janë zvendësuar me militant partiak.












