Foto Ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në Tropojë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Myhajan. Ka qenë një mjet, i cili për shkaqe e rrethana ende të panjohur ka dalë nga rruga.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktimë e aksidentit ka mbetur Sheqere Memia. Ndërsa të plagosur kanë mbetur, drejtuesi i mjetit, Ahmet Ukshini dhe kunata e tij.
Të plagosurit janë dërguar për një ndihmë më të specializuar, në Spitalin Qendror Universitar të Traumave në Tiranë.











