Një peshkaqen 4 metra i gjatë bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë. Peshkaqeni me përmasa të pazakonshme, dhe prej më tepër se 400 kilogramë u kap mëngjesin e sotëm rreth 200 metra larg gjirit të Gramës.
Sipas peshkatarëve, përmasat e tij kanë bërë që të hasnin vështirësi për ta hipur në varkë.
Pas këtij momenti, peshkatarët nuk e kanë lënë rastin pa bërë disa foto, duke e “kalëruar” peshkaqenin.











