Pak minuta më parë një person ka tentuar të vetëdigjet në Tiranë. Ai është Qazim Gapi, i cili ka tentuar dhe herë të tjera të vetëdigjet. Gapi ka hipur sipër Piramidës, ku është zhveshur dhe i ka hedhur trupit benzinë. Fillimisht ai nuk ka lejuar njeri t’i afrohet. Fatmirësisht, dy policë kanë ndërhyrë dhe e kanë kapur atë duke mos e lejuar të digjet, siç duket në video. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar personin në fjalë të tentojë, shkruan faqja Jeta Osh Qef.












