Mblidhet sot Asambleja e re e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi i kësaj Partie, mbledhja do të nis në orën 10:00 për të zgjedhur Sekretariatin e Përgjithshëm.
Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra. Anëtar i Asamblesë është edhe Koço Kokëdhima, si i vetmi deputet i votuar për të qenë anëtar asambleje, si dhe një varg zëvendësministrash, drejtorësh të lartë të administratës shtetërore, ish-deputetë, ish-kandidatë për deputetë të PS-së, si dhe ish-kryetarë bashkish. Ndërkohë që në listën e re të anëtarëve të Asamblesë të zgjedhur me votim, mungojnë shumë nga emrat e njohur të PS-së në vite.












