Biznesmeni Nikollaq Neranxi u lirua në orët e vona të natës nga policia pasi prokuroria nuk pranoi të lëshonte një urdhër ndalimi për të.
Ai u mbajt rreth 6 orë në polici pasi u vetëdorëzua sot pasdite. Neranxi po kërkohej nga policia pas një sherri në mesditë pranë selisë së kompanisë së tij lidhur me parkimin e makinave.
Policia kërkoi ta ndalonte që në mesditë por rojet e tij penguan forcat e rendit.
Prokuroria refuzoi të lëshojë urdhër ndalimi.
Një vit më parë kompania Neranxi u grabit ne mes te dites me armë dhe policia ende nuk ka gjetur autorët. Atëherë Neranxi refuzoi të qëllonte mbi grabitësit të cilët i pa duke kërcënuar punonjësit dhe grabitur paratë.











