Petrit Dushi është nga Kaçinari i Mirditës dhe para 20 viteve kishte kryer vrasjen e parë në zonën e tij. Vrasja është kryer me thikë dhe nga të dhënat e pakta që ka mbetur nga ajo ngjarje e rëndë kishte ndodhur për konflikt për çështje pronësie.
Viktima e tij ishte një bashkëfshatar dhe sipas të dhënave të policisë së Lezhës, Petrit Dushi e kishte qëlluar viktimën e tij ditën që kishte martuar të bijën. Ai shpallet në kërkim nga policia por pa mundur të binte në gjurmët e tij.
Prokuroria nis hetimet dhe Gjykata e dënon në mungesë me 20 vite burg, duke e klasifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në vend.
Por, Petrit Dushi humbet gjurmët dhe rishfaqet me një tjetër vrasje në vitin 2013. Ai vret Mark Jakun nga Lezha.












