Sportistja nga Kosova Majlinda Kelmendi është shpallur për herë të dytë kampione e Evropës në xhudo. Xhudistja mori medalje ari në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi.
Sipas gazetës franceze ‘Lequipe.fr’, Kelmendi triumfoi në finale me Priscilla Gneto-n, e cila u kualifikua pasi mundi rumunen Andrea Chitu.
Kalimi i saj për në turin final në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Kazan, erdhi pas mundjes së francezes Anabele Euranie në kategorinë 52 kilogramë.ps











