Burimet zyrtare të policisë së Shkodrës kanë bërë të ditur se rreth orës 18:40 të mbrëmjes së kaluar, në fshatin Mes, Shkodër, është gjetur e vetëvarur me litar në kasollen ngjitur me banesën e saj shtetasja me iniciale A. B.,31 vjeçe, banuese në Mes, Shkodër.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes, rezulton se shkak i vetëvarjes dyshohet gjendja depresive, ku sipas familjarëve ka marrë dhe mjekime edhe më parë.











