Fshati Theth
Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Theth të rrethit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 06:45, kur sipas policisë Nazmi Topuzi, 45 vjeç, nga Tirana, është plagosur me armë zjarri ne rrethana ende te paqarta, ndërsa ndodhej për vizitë te banesa e Gj. D., në Theth.
Policia u njoftua nga banorët për ngjarjen. Ndërkohë personi i plagosur po transportohet drejt spitalit në Shkodër.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.












