Foto Ilustruese
Një grindje ka ndodhur pranë shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu”, në Elbasan. Dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Të konfliktuarit janë K. D., 16 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Sali Ceka” dhe E. T., 16 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan, nxënës i shkollës së mesme profesionale “Ali Myftiu”.
Gjatë këtij konflikti, K. D., ka goditur me sende të forta E. T., i cili u dërgua menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.












