Një këmbësore u përplas për vdekje nga një kamion. Viktima është Ruzhdie Kaca e lindur ne Librazhd e cila jetonte në Dushk të Lushnjes.
Policia njofton se “në orën 12:30, në Unazë të Re, afër karburant Kastratit, mjeti kamion me targa AA867AI, me drejtues Gentian Toska, ka aksidentuar Ruzhdie Kaca 64 vjeçe, e cila është dërguar në SQUT në gjëndje të rëndë për jetën ku më pas ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në Polici. Në vëndngjarje, po kryen veprimet” bën të ditur policia e Tiranës.











