Rreth 40 predha janë zbuluar në qytetin e Lezhës gjatë gërmimit të një sipërfaqe toke. Nuk dihet ende se çfarë lloji janë këto predha dhe as se si ato kanë përfunduar aty.
Policia e Lezhës shkoi në vendin e ngjarjes në lagjen “Nënë Tereza” për të bërë verifikimet e duhura dhe ekspertizën e këtyre predhave.
Policia u njoftua nga banori që ishte duke gërmuar pranë banesës së tij.











