Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me kandidatët për rektor në Universitetit Mjekësor kur kanë mbetur vetëm pak orë nga procesi i votimit.
Ky është takimi i dytë që ai ka zhvilluar në Universitet gjatë ditës së sotme.
Në mesditë ai shkoi në Universitetin Politeknik. Ndërkohë tri ditë më pare kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës u kërcënua nga Shullazi. Ai garon përballë Klodeta Dibrës, e cila është edhe anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës në grupin socialist.
Takimet e Ramës përpara votimit kanë alarmuar opozitën. Deputeti Luciona Boci, që është dhe në komisionin e Edukimit dhe Medias e konsideron ndërhyrje direkte të Kryeministrit në procesin e votimit.
“Kur Rama pritej të thoshte të paktën “dy fjalë” me ngjyrime ndoshta ndjese, për katandisjen e garës për Rektor të UT, në një garë terrori e rrëmbimi, nga ata që ka kohë që i ka marrë në sqetull, çuditërisht u mburr. U mburr paturpësisht për modelin dhe standartin politiko-kriminal që ka imponuar në këto zgjedhje. U mburr që vetë nuk kishte futur duart në proçes. Ishte “duarjashtë”!!!!!
Por harroi një detaj:
Paradite thirri në zyrën e tij kandidatët për Rektor të Universitetit Mjekësor. Dihet tensioni i kësaj gare i shoqëruar me përjashtime të padrejta e me shkresa ministrore.
Por këtë fakt kryeministri duarbrenda në proçesin zgjedhor ka gjithë ditën që e fsheh!!!
Dhe sa të tillë ka fshehur?!!!”, shkruan Boci.












