Një ministër Diaspore është “ëndrra” e Shpëtim Idrizit. Por, këtë kryeministri Edi Rama po “ia zvarrit”. Në këto rrethana, në pamundësi edhe të ndonjë kontakti të drejtpërdrejtë, Idrizi kërcënon Ramën nga ekrani i TV për dalje nga koalicioni.
Kryetar i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU) pakënaqësitë për aleancën e firmosur me kryeministrin Edi Rama i ka shprehur në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”.
Në këtë intervistë, kreu i PDIU theksoi se, partia e tij duhet të përfaqësohet dhe në pushtetin qendror.
“Ne jemi të gatshëm që të shohim rrugën tonë dhe mundësitë të tjera janë të pafundme. Kjo aleancë nuk ka ecur në shpejtësinë e duhur”, u shpreh “kërcënueshëm” Shpëtim Idrizi.
Sipas Idrizit, ajo që pret por që nuk po e merr, ëhstë ministria e Diasporës.
“Rama pritet ta konsultojë këtë ide”, sqaroi Idrizi “zvarritjen” e mbajtjes së premtimit nga kryeministri.











