Tre shtetas shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident në Itali. Lajmin e raportojnë mediat e vendit fqinjë por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Makina pas aksidentit Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, kur makina Renault Clio me tre të rinjtë, të moshave 2025 vjec, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Në vend ndërhyri policia dhe ambulanca.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikës që bënë të mundur nxjerrjen e të plagosurve që kishin ngecur mes pjesëve metalike të makinës.
Ata, u transportuan drejt spitalit në Camerino. Më keq paraqitet gjendja e atij që ishte në sediljen e pasme, pas atij që ishte në timonin e mjetit. Makina duket krejtësisht e shkatërruar.












