• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & HISTORIA/ Vajza 16-vjeçare kërcënohet dhe shfrytëzohet për prostitucion nga i dashuri kushërirës

admin by admin
19 April, 2016
in Kronika
0
EMRI & HISTORIA/ Vajza 16-vjeçare kërcënohet dhe shfrytëzohet për prostitucion nga i dashuri kushërirës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emisionin investigativ STOP, sot u trajtua historia tronditëse e një 16-vjeçare, e cila detyrohet të prostituojë nga i dashuri i kushërirës së saj. Adoleshentja e rritur në një familje me vështirësi dhe probleme të shumta ekonomike, rrëfen historinë rrëqethëse.
Për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ndodhej familja e saj, ajo është detyruar të kërkojë punë në një lokal duke gënjyer për moshën e vërtetë. Pikërisht kjo u bë shkak që historia e saj të bëhet publike, pasi punonjësja e lokalit ka denoncuar rastin në emisionin STOP.
16-vjeçarja deri më sot nuk ka guxuar ta denoncojë rastin e saj në polici për shkak të frikës dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga tutori i saj.

Intervista me punonjësen


stop-punonjesja
Gazetarja: Përse kërkuat që emisioni STOP të vijë në qytetin e Durrësit?
Punonjësja:
Unë jam punëtore në një lokal. Vajza ka ardhur ka kërkuar ndihmë për punë, e kemi marrë në punë. Na ka thënë jam 18 vjeçe, e kam mbushur moshën. I besuam sepse nën moshë ne nuk marrim absolutisht, sepse është e ndaluar. E morëm në punë 3 ditë, kërkoi shtëpi me qera. E pashë se ishte si e vogël edhe i thashë, do të rrish në shtëpinë time, unë jam e martuar, hajde të rrish në shtëpinë time sa të marrësh veten sepse nuk kishte mundësi. Në rregull tha, po rri. Pastaj, na bën një telefonatë një person. Ai na thotë, sillni vajzën se s’bën.


Gazetarja: Kush ishte ai?
Punonjësja:
Ai person me sa di unë e shfrytëzon vajzën. Vajza e pranon dhe gjyshja e vet, e kemi takuar personalisht dhe thotë që e shfrytëzon.


Gazetarja: Për çfarë e shfrytëzon?
Punonjësja:
Për prostitucion.


Gazetarja: Pastaj çfarë ndodhi?
Punonjësja:
Pastaj e morëm vajzën sepse u shqetësuam. Shkuam tek gjyshja e vet, kishte gjyshen 75 – vjeçe të paralizuar, mamanë kaluar në depresion 50-vjeçe. I kemi thënë gjyshes se vajza juaj ka ardhur për punë. Po, tha e kemi dërguar për punë sepse jemi në gjendje të keqe ekonomike. Po atëherë I themi ne kush është ai person që na ka telefonuar, që ne morëm këtë rrugë? Tha ai person vjen dhe e shqetëson pasi vajzën do ta nxjerri në rrugë.

Stafi i emisionit u nis drejt qytetit të Lushnjes për të marrë prononcimin e vajzës 16-vjeçare A.S.

Intervista me vajzën


stop-e-mitura-2
Gazetarja: Sa vjeçe je?
Vajza:
16 e gjysmë.


Gazetarja: Vazhdon shkollën? Në kohën e lirë me se merresh, si e mbush ti ditën?
Vajza:
Unë nuk shkoj në shkollë.


Gazetarja: Me kë jeton këtu në shtëpi?
Vajza:
Me nënën dhe mamin.


Gazetarja: Po babi ku është?
Vajza:
Është i ndarë.


Gazetarja: Kam dëgjuar që është një person i cili ka shprehur dëshirën të të ketë dhe ka kërkuar të të trafikojë, sa e vërtetë është?
Vajza:
Po, unë vajta njëherë në punë dhe më merrte në telefon dhe më thoshte hajde në Lushnje, unë nuk shkoja. Më thoshte hajde se do të punosh për mua prostitutë. Unë nuk doja, por kisha frikë, dhe për ta denoncuar nuk e kam denoncuar sepse kisha frikë se mos më rreh, ai gjuan, pi dhe të kuqe.


Gazetarja: Kush është ai që kërkon të të nxjerrë në rrugë?
Vajza:
Klodian Kiptiku.


Gazetarja: Është i dashuri yt apo një i njohur?
Vajza:
Është i dashuri i kushërirës time.


Gazetarja: Më trego pak momentin e takimit, si është një ditë kur takohesh ti me Klodianin?
Vajza:
Po, kam shkuar e kam takuar dhe pastaj më çonte nëpër hotele.


Gazetarja: Të çonte nëpër hotele me meshkuj të ndryshëm?
Vajza:
Dy herë me të njëjtin, pastaj herën e tretë me tjetër.


Gazetarja: Të ka dhënë para në shkëmbim?
Vajza:
Jo, i mbante për vete.


Gazetarja: Prej sa kohësh e njeh këtë person?
Vajza:
Prej 6 muajsh.


Gazetarja: Po kur takohesh me Klodin, çfarë të thotë?
Vajza:
Do të shkosh me këtë, do të shkosh me atë. Unë nuk dua të shkoj, por ai më godet dhe nga frika unë shkoj.


Gazetarja: Të ka dhunuar?
Vajza:
Më ka goditur disa herë.


Gazetarja: Të detyron ky që domosdoshmërisht të shkosh në shtrat me persona?
Vajza:
Po.


Gazetarja: Po këto 3 ditë pse je larguar nga shtëpija?
Vajza:
Jam larguar sepse unë nuk dua që të rri me të.


Gazetarja: Vjen të kërkon në shtëpi ai dhe të merr?
Vajza:
Jo më merr në telefon, unë nuk dua, pastaj vjen kushërira këtu edhe më thotë hajde se të kërkon Klodi, se do të vijë këtu dhe do të rrahë.


Gazetarja: Të ka thënë ndonjëherë se mund të të çojë edhe jashtë shtetit?
Vajza:
Po më ka thënë, pasaportën ta bëj unë tha, por merri prokurën babit dhe hajde ikim.


Gazetarja: Në çfarë shteti?
Vajza:
Në Holandë.


Gazetarja: Çfarë do të bënit ju atje?
Vajza:
Prostitutë.


Gazetarja: Ta ka thënë vetë me gojën e tij?
Vajza:
Po ma ka thënë.


Gazetarja: Çfarë të ka thënë konkretisht?
Vajza:
Më ka thënë që do punosh në Holandë dhe në Itali. Nuk dua unë që të shkoj sepse nuk është për mua, jam e vogël.


Gazetarja: Në polici ke vajtur për ta denoncuar?
Vajza:
Jo sepse kam frikë.


Gazetarja: Pse ke frikë?
Vajza:
Kam frikë se po vajte do të vras thotë. Takohem dhe ai më thotë mua do të shkosh me këtë çunin, unë nuk shkoj ai më godet pastaj.


Gazetarja: Në momentin që ti refuzon ai ushtron dhunë ndaj teje?
Vajza:
Po. Ky është 38 vjeç. Kur më çon mua me meshkuj merr nga 50 euro.


Gazetarja: Ty nuk të jep asgjë?
Vajza:
Jo. Ky është i martuar ka një grua me 3 fëmijë, është martuar dhe njëherë tjetër e ka çunin 18 – vjeç në Itali. Ka edhe këtë kushërirën time. Mamin e kam të sëmurë, nënën e kam të paralizuar, vëllanë e kam në burg.


Gazetarja: Ti je fare e pambrojtur?
Vajza:
Po. Jeta ime po shkatërrohet.

Faktin tronditës të shfrytëzimit të vajzës e pohon edhe gjyshja e saj , e cila shprehet e frikësuar dhe e shqetësuar për fatin e mbesës së mitur. Ajo gjithashtu shton se është dhunuar nga e dashura e Klodianit e cila kishte shkuar në shtëpinë e saj me urdhër të këtij të fundit, për të marrë vajzën dhe për ta shfrytëzuar.

Intervista me gjyshen



stop-gjyshjaGazetarja: Jeni në dijeni se çfarë po ndodh me mbesën tuaj, me kë shoqërohet?
Gjyshja:
Po, ja tek ky shkon, tek Klodi. Ky e paska marrë në telefon, unë nuk dija gjë. Unë nuk kam telefon të marr. Pastaj vjen e merr mbesën, merr këtë dhe ikën, mua më rrëzoi më rrahu dhe iku.


Gazetarja: Kush të rrahu?
Gjyshja:
Ajo që rri te Klodi.


Gazetarja: Përse të rrahu ajo?
Gjyshja:
Më rrahu sepse erdhi këtu, i tha mbesës vishu shpejt  edhe mi bëri plaçkat pastaj rrëmujë, i tha vishu shpejt e shpejt se ku e çoi nuk e di. Ajo më goditi dhe më rrëzoi.


Gazetarja: Cila është frika jote më e madhe se çfarë mund t’i ndodhë mbesës tënde?
Gjyshja:
Se mos ma marrin andej, se di ku mund të ma çojnë vajzën.
/tvklan.al/

Previous Post

Horoskopi, 20 Prill 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

Rama “i zvarrit” ministrin e Diasporës, Idrizi e kërcënon nga TV për dalje nga koalicioni

admin

admin

Next Post
Rama “i zvarrit” ministrin e Diasporës, Idrizi e kërcënon nga TV për dalje nga koalicioni

Rama “i zvarrit” ministrin e Diasporës, Idrizi e kërcënon nga TV për dalje nga koalicioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.