• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha – Fleckenstein: Oligarkia dhe krimi i lidhur me pushtetin të mos cenojnë votën e shqiptarëve

admin by admin
19 April, 2016
in Politika
0
Basha – Fleckenstein: Oligarkia dhe krimi i lidhur me pushtetin të mos cenojnë votën e shqiptarëve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zbatimi në germë dhe frymë i ligjit të dekriminalizimit, lufta kundër korrupsionit dhe ngritja e një sistemi drejtësie të pavarur kanë qenë disa nga temat e diskutuara në takimin mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe eurodeputetit Fleckenstein.
“Tema kryesore e diskutimeve me Fleckenstein ka qenë sfida më urgjente e Shqipërisë dhe shqiptarëve: demokracia, zgjedhjet të cilat po afrojnë dhe nevoja për të punuar së bashku me Bashkimin Europian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar të gjithë garancitë që oligarkia dhe krimi i lidhur me pushtetin të mos cenojnë votën e shqiptarëve.
Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë së bashku me aleatët mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar. Kjo platformë do të mundësojë sprapsjen dhe çmontimin e dy problemeve kryesore në zgjedhjet shqiptare nën qeverisjen Rama-Meta që janë shitblerja masive e votës dhe influenca e krimit, përdorimi i kontingjentit kriminal, jo vetëm si kandidat por edhe si kontingjente intimiduese të qytetarëve dhe administratës zgjedhore.
Ashtu sikundër edhe në Uashington me personalitetet më të larta të administratës dhe ligjvënësve amerikanë edhe me zotin Kukan dhe personalitete të tjera të Parlamentit Europian dhe të Komisionit Europian, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kthyer fuqimisht në fokusin e tyre, si një çështje urgjente me të cilën Brukseli dhe Uashingtoni po merren dhe përmes të cilës do të mbështesin përpjekjet e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.
Dekriminalizimi ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimin Basha – Fleckenstein.
Basha ka shprehur shqetësimin  e emërimit si koordinatorë të PS të personave me të shkuar kriminale. Është e domosdoshme, theksoi kryetari i Partisë Demokratike largimi i kriminelëve jo thjesht nga institucioni por edhe nga infrastruktura politike e vendit.
“Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe më tej zbatimi i dekriminalizimit në frymë, pra largimi i kriminelëve jo thjesht nga institucioni por edhe nga infrastruktura politike e vendit, ku për fat të keq sot ata kanë një influencë të jashtëzakonshme.
Siç janë rastet e emërimit të kriminelëve me damkë si koordinatorë të Partisë Socialiste në shumë degë të Partisë Socialiste në Shqipëri. Siç është rasti flagrant i Emiliano Shullazit, këtij banditi me nam, lordit kryesor të drogës në Shqipëri, kërcënuesit të bizneseve, të qytetarëve, gjobëvënësit, i cili e ka ushtruar këtë aktivitet pikërisht për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë që ka marrë nga qeveria e Edi Ramës dhe në veçanti nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Dhe në këtë kuadër padyshim arrestimi i tij mund të jetë një pikë kthimi. Mes 1001 përpjekjeve të një grupi prokurorësh me integritet për të luftuar krimin dhe lidhjet politike, duket se lidhjet politike ia kanë dalë të sprapsin hetimet. Shpresoj që kjo të jetë një pikë e fuqishme kthese në këtë drejtim pavarësisht prej përpjekjeve të lidhjeve politike të Emiliano Shullazit. Një test i monitoruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Bashkimi Europian, që të shërbejë në të vërtetë si hapi i parë kuptimplotë, rezultati i parë i reformës në drejtësi.
Unë e shoh si një sfidë që shpirti i reformës në drejtësi të fillojë të japë rezultatet edhe pa u miratuar paketa ligjore. Dhe në fakt kjo ka rëndësi sepse paketa ligjore është një copë letër e vdekur në qoftë se nuk ka rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, vijoi Basha.
Korrupsioni i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe që ditë për ditë po rëndon më shumë mbi ekonominë e çdo familje shqiptare ishte çështje e diskutuar në takimin mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe eurodeputetit Knut Fleckenstein. Lulzim Basha, ndërsa ka theksuar se vitin e shkuar fatura e korrupsionit arriti në 1 miliard euro, theksoi se edhe këtë vit janë miliona euro që po iu merren shqiptarëve. Për këtë, Basha bëri të ditur se do të informojë qytetarët në detaje.
“Krimi dhe korrupsioni kanë faturën e tyre dhe kjo faturë nuk është thjesht politike por është financiare. 1 miliard euro është fatura e korrupsionit qeveritar vitin e kaluar. Një faturë e tmerrshme financiare po paguhet nga shqiptarët këto tre muajt e parë të këtij viti, për të cilin shpresoj të kem rastin t’ju informoj së shpejti përmes një materiali të detajuar që është përgatitur nga Partia Demokratike dhe që do të pasqyrojë para shqiptarëve me shifra, me emra, me fakte të pakundërshtueshme gjakpirjen që një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë e korruptuar shqiptare po ju bëjnë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Duke ju vjedhur edhe në këto tre muaj të parë të këtij viti miliona euro përmes tenderave me negocim dhe pa konkurrencë, përmes tenderave korruptivë dhe koncensione korruptive, duke shkatërruar më tej sistemin shëndetësor, duke eliminuar shanset e ekonomisë për rigjallërim, duke shkatërruar vende pune dhe duke kredhur në një mjerim dhe varfëri të mëtejshme Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Ndonëse Fleckenstein i përket një spektri tjetër politik nga Basha, kjo nuk e ka penguar kryetarin e Partisë Demokratike t’i paraqesë platformën e demokratëve për nxjerrjen e vendit nga kriza, për tu mundësuar qytetarëve shqiptarë zhvillim dhe punësim.
“PD nuk ka vetëm një angazhim të qartë, të fortë dhe të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe një angazhim për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Dhe padyshim ndonëse i përket spektrit tjetër politik me zotin Fleckenstein, Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian ndava edhe pikëpamjet tona, platformën tonë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike si hapi i parë, nga kriza ‘Rama’. Dhe së dyti, për të siguruar nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria, rivitalizimin e ekonomisë shqiptare përmes platformës tonë, përmes taksave të ulëta, luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit dhe rigjallërimit të portofoleve të investimeve publike që hapin vende pune dhe vende pune me paga më të mira për shqiptarët”, përfundoi Basha.

Previous Post

FOTO DOKUMENT/ Dy vjet hetime për sekuestrimin e hotel Vollga në Durrës

Next Post

Emiljano Shullazi “dhuratë” hotel “Vollgan” nga i afërm i një ministri

admin

admin

Next Post
Emiljano Shullazi “dhuratë” hotel “Vollgan” nga i afërm i një ministri

Emiljano Shullazi “dhuratë” hotel “Vollgan” nga i afërm i një ministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.