Banore te rruges Transballkanike në qytetin e Vlorës protestuan sot para zyrës së deputetit të Vlorës njëhkosisht, kryeministër i vendit, Edi Rama.

Zyra e tij ka qenë e mbyllur në kohën e protestës ndërkohë që banorët kërkuan kompensimin në vlerën e tregut të pronave të tyre që shkatërrohen is rezultat e ndërtimit të rrugës.

Prej disa ditësh banorët e Transballkanikes kanë protestuar ndërsa protesta e tyre është mbështetur edhe nga opozita.













