• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EDITORIAL/ Reagim butaforik i qeverisë përballë aktorëve kryesorë të ekonomisë

admin by admin
18 April, 2016
in Ekonomia
0
EDITORIAL/ Reagim butaforik i qeverisë përballë aktorëve kryesorë të ekonomisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush duhet të flasë tjetër dhe sa gjëra të tjera duhet të thuhen që qeveria të kuptojë se mjedisi dhe ekonomia shqiptare është e mbërthyer nga barriera, të reja e të vjetra, që s’po mund të kapërcehen.
Ishte befasues qëndrimi kaq i harmonizuar në kohë dhe përmbajtje, që dhomat e biznesit me reputacion, si dhe institucionet e njohura ndërkombëtare në Shqipëri, mbajtën për mjedisin shqiptar, i cili po bëhet i padëshiruar për investitorët. Të vë në mendime fakti që ishin kaq të qartë dhe pa doreza.
Shoqata e Investitorëve të Huaj i vuri në dukje qeverisë se mungesa e kontrollit mbi korrupsionin, ekonomia informale, mosrespektimi i rregullave dhe ligjeve, nuk çojnë në qeverisje të mirë.
Të drejtpërdrejtë ishin edhe përfaqësuesit e biznesit amerikan. Presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Craëford, tha publikisht se “duke parë situatën është shumë e vështirë për ne t’u themi investitorëve hajdeni”. Sipas Dhomës Amerikane, investitorët thonë që nuk është vetëm koniunktura e papërshtatshme e tregut arsyeja që disa investitorë po ikin dhe disa të tjerë nuk po vijnë, por është ambienti.
Banka Botërore, në prononcimin e fundit të kërkuar nga revista “Monitor”, pranon se Shqipëria nuk ka arritur ta shfrytëzojë as avantazhin e saj gjeografik, i cili lejon akses si nga toka dhe nga deti. Dhe se ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal nuk po lejojnë krijimin e kushteve për investitorë seriozë. Edhe më pak shpresëdhënës ishte konstatimi i bizneseve gjermane, të cilat sipas një anketimi të kryer në 20 shtete, e shikojnë vendin tonë të parafundit në listën e shteteve ku do të donin të investonin dhe të fundit ku do të ri-investonin sërish. Arsyet e këtij qëndrimi i lidhin me trajtimin jo të duhur fiskal, ligjor, mosrespektimin e kontratave, paqëndrueshmërinë e administratës publike etj.
Gjermanët e rënduan dorën kur u shprehën se klima e biznesit është përkeqësuar gjatë vitit 2016, ndërkohë që janë më tepër kritikë se një vit më parë për zhvillimet ekonomike të vendit.
Ky shpërthim i biznesit të huaj ishte i pritshëm, sepse statistikat tregojnë se investimet e huaja në tremujorin e fundit ranë me 25 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë vitin 2015, investimet e huaja arritën në 871 milionë euro, duke u rritur me vetëm 7.1 % në raport me 2014-n dhe duke qenë 5.7 % më të ulëta në raport me 2013-n…
… Megjithëse ka një qëndrim të përbashkët nga aktorët kryesorë të ekonomisë, reagimi i qeverisë është butaforik, në vend që tronditjet nga gjithë kjo pakënaqësi ta kishin shkundur. Ajo fshihet pas rritjes ekonomike, njësoj si të fshihej pas gishtit. Së pari, sepse rritja ekonomike është rrethanore dhe sepse po ndodh nga investime joproduktive, siç është shembulli i kontributit të ndërtimit në prodhimin kombëtar kur, në fakt, ishin paratë e shpenzuara më shumë për sinjalistikën dhe rregullimet e qendrave të qyteteve, pra që nuk kanë efekt shumëfishues në disa sektorë të tjerë. Së dyti, sepse këto shpenzime po arrihen nëpërmjet borxhit publik të shtuar. Së treti, sepse kjo rritje ekonomike nuk po prodhon punësim. Banka Botërore, duke marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, projektoi një tjetër rritje ekonomike, më të ulët nga sa kishte parashikuar.
Në gjithë këtë histori nuk është tronditës fakti që janë investitorët e huaj që arrijnë në përfundime jo shpresëdhënëse, por ai që po ecim drejt një izolimi ekonomik, i cili po mbyt vendasit. Nga ana tjetër, shprehjet e biznesit nuk janë më thashetheme por të vërteta. Nuk na çudit fakti se pse qeveria ende nuk i beson ato. Ajo nuk ka kuptuar që ende s’ka kryer reformat dhe se ky vend është i mbushur me korrupsion që krijon barriera, por dhe favorizon palë. Këtë nuk e thotë vetëm biznesi, por edhe monitoruesit më të lartë ndërkombëtarë siç u tregua në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe në rezolutën e Parlamentit Europian.

“Monitor”

Previous Post

Emiliano Shullazin s’ka kush ta fotografojë…!

Next Post

DOKUMENTET/ Prokuroria rrëzon padinë për sherrin mes dy drejtuesve të shkollës në Fier

admin

admin

Next Post
DOKUMENTET/ Prokuroria rrëzon padinë për sherrin mes dy drejtuesve të shkollës në Fier

DOKUMENTET/ Prokuroria rrëzon padinë për sherrin mes dy drejtuesve të shkollës në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.