• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Qeveria e Shqipërisë të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë për Luginën e Preshevës

admin by admin
18 April, 2016
in Politika
0
Basha: Qeveria e Shqipërisë të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë për Luginën e Preshevës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kryetarin e Komunës së Preshevës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, zotin  Ragmi Mustafa.
Pas takimit Basha- Mustafa dhanë një prononcim për mediat
“Kam kënaqësinë dhe privilegjin të pres dhe të bisedoj në mënyrë konstante me z. Mustafa, me kryetarin e Komunës së Preshevës dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës. Tema jonë edhe sot ka qenë gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por po kështu kam shfrytëzuar rastin ta pyes për zhvillimet në komunën e Preshevës të cilën ai ka drejtuar gjatë këtyre viteve. Përkundër vështirësive të mëdha dhe pengesave tashmë të njohura z.Mustafa ka ndërtuar një shembull të jashtëzakonshëm të menaxhimit të kapaciteteve njerëzore dhe burimeve të komunës së Preshevës. Mora vesh me kënaqësi të madhe për investimin që po kryhet për zonën e lirë ekonomike, subvencionimin e fermerëve, përpjekjet titanike që po bëhen për t’iu ofruar një shërbim shëndetësor më të mirë në veçanti atë të maternitetit të Preshevës. Patriotizmi nuk shprehet vetëm me fjalë, madje kur shprehet vetëm me fjalë të çon në drejtimin e gabuar, veprat janë ato që flasin.
Përkushtimi i z. Mustafa në këtë drejtim për ta bërë më të mirë jetën e qytetarëve të Preshevës përmes investimeve në infrastrukturën publike, përmes lehtësimit të një klime biznesit që të krijojë më shumë vende pune në veçanti për rininë e Preshevës dhe në përgjithësi për popullsinë e Preshevës është një shembull për t’u marrë nga të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor anembanë trevave shqiptare.
Unë e çmoj shumë këtë vepër të z. Mustafa, sikundër e çmoj lidershipin e tij politik. Nga ana tjetër e kam garantuar për mbështetjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike për realizimin e objektivave strategjike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Për mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme që Partia Demokratike do t’i japë sot dhe në të ardhmen programeve të ndryshme të mbështetjes, siç janë ato për studentët shqiptarë në Universitetin e Tiranës, por edhe në objektiva të tjera strategjikë për përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetës por edhe të pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në këtë kuadër tek z. Mustafa kemi pasur, kemi dhe do të kemi një partner të besuar e të vyer të kauzës së drejtë të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh Basha.


Si e shihni raportin e qeverisë shqiptare për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dihet se kishim një vizitë të kryeministrit Edi Rama, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë për realizimin e të drejtave?
Basha:
Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle. Ky është pozicioni im si lider i opozitës sot dhe ky do të jetë prioriteti im si kryeministër nesër.


Çfarë është bashkëpunimi i Partisë Demokratike Shqiptare me Partinë Demokratike të Shqipërisë?
Basha:
Është një bashkëpunim për interesat dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata strategjike të shqiptarëve të Preshevës si një interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë.


Z. Mustafa çfarë keni biseduar në takimin e sotëm dhe çfarë do të thotë ky takimi juaj me z. Basha sot në Tiranë?
Mustafa:
Fillimisht do të doja të falënderoja kryetarin e partisë më të madhe opozitare të Republikës së Shqipërisë z. Basha me të cilin prej kohësh kemi kontakte shumë dashamirëse sepse në vazhdimësi ndjekin të gjitha situatat që preokupon shqiptarët në Luginën e Preshevës por ne nga Presheva gjithmonë mbajmë sytë nga Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare.
Në këtë drejtim kemi këmbyer shumë mendime sot në lidhje me kapërcimin e gjitha situatave që prekin shqiptarët që prej përdorimit të lirë të lirë të simbolit kombëtar dhe identifikimin e shqiptarëve autoktonë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Po kështu për tekstet mësimore, për arsimin më të mirë shqip duke falënderuar gjithmonë Shqipërinë sepse për një kohë PDSH ishte udhëheqëse dhe bartëse e disa mandateve qeveritare në Republikë e Shqipërisë kur hapën dyert për gjithë studentët shqiptarë që vinin nga Lugina e Preshevës. Në këtë drejtim jemi mirënjohës të paskajshëm sepse rinia jonë po shkollohet, po emancipohet dhe po ndërtohet edhe shkencërisht, por edhe me dije në Tiranë dhe në Republikën e Shqipërisë.
Prandaj jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur me kuadrot që kthehen nga universitetet e Republikës së Shqipërisë në Preshevë sepse janë kontribuues të shkencës dhe dijes, madje dhe profesionistë shumë të mirë në të gjitha fushat, sidomos në shkencat e mjekësisë për të cilën kemi më së shumti nevojë në Komunën e Preshevës dhe Luginën e Preshevës.
Padyshim se kemi njoftuar edhe për probleme të tjera që takohen shqiptarët në sferën e papunësisë, duke u zotuar gjithmonë që do të vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve për një zhvillim industrial në Luginën e Preshevës në mënyrë që të kemi të rinjtë tanë aq të shkolluar. Një mundësi që tu ofrojmë vendet e reja të punës gjithmonë me investitorë potencial që mund të vijnë nga Europa Perëndimore. Për këtë sigurisht që kryetari Basha duke pasur mundësinë e frekuentimit nëpër vendet e Europës Perëndimore do të lobojë për Luginën e Preshevës, do të lobojë për komunën e Preshevës në mënyrë që të jetë një shpërndarje e përgjegjësive proporcionale si për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për Luginën  Preshevës sepse është obligim kushtetues i Republikës së Shqipërisë.
Prandaj takimet tona gjithmonë do të mbeten në vazhdimësi të lidhura ndërmjet Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë në Republikën e Shqipërisë, duke këmbyer edhe përvoja të mira por edhe duke ndihmuar njëra-tjetrën në masë aq sa mundemi.
Për këtë rast Shqipëria është në pozicion më të mirë të mundshëm për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe këtë drejtim falënderojmë kryetarin Basha që ka këtë gatishmërinë dhe përgjegjësi kushtetuese për shqiptarët jashtë troje të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit kryetar!

Previous Post

ASTRIT PATOZI/ Ja pse do të lirohet Emiliano Shullazi!

Next Post

KËRKESA/ Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi letër KZP-së: Duam listat e votuesve, hapni kutitë

admin

admin

Next Post
KËRKESA/ Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi letër KZP-së: Duam listat e votuesve, hapni kutitë

KËRKESA/ Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi letër KZP-së: Duam listat e votuesve, hapni kutitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.