• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përdhunimi i 15 vjeçares, prindërit: E martuam sepse 41 vjeçari na kërcënoi

admin by admin
17 April, 2016
in Global Image
0
Përdhunimi i 15 vjeçares, prindërit: E martuam sepse 41 vjeçari na kërcënoi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prindërit e 15-­vjeçares të cilën e fejuan dhe e martuan pa dëshirën e saj me një person 27 vite më të madh se ajo,janë shprehur të penduar për veprimin që kanë bërë. Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe kanë deklaruar gjithçka kishte ndodhur që nga koha e njohjes së vajzës së tyre me Martin Haxhiajn, nga fshati Urakë i Matit. Në dëshminë e tyre ata janë shprehur se nuk kishin dëshirë që ta martonin vajzën, por janë detyruar për shkak të kërcënimeve që u kishte bërë 41­vjeçari. Përkundrejt deklaratave të tyre, Policia ka dyshime të forta se ata kanë qenë dakord që vajza e tyre G.Gj., nxënëse në klasën e nëntë, të martohej me burrin 27 vite më të madh.

Dëshmia e prindërve, na ka kërcënuar ndaj e martuam vajzën me atë

Duke iu referuar dëshmisë së minorenes dhe provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit. Por këta të fundit janë penduar më vonë dhe i kanë kërkuar së bijës që të ndahet nga i fejuari. Shkak për këtë duket se janë bërë kundërshtimet e të afërmve të minorenes, të cilët i kanë kritikuar dy bashkëshortët për martesën e vajzës kaq të vogël, dhe aq më tepër me një burrë gati trefishi i moshës së saj. Por vendimi i largimit të “nuses” së re nga banesa e 41­vjeçarit 1 javë pas martese, e ka acaruar këtë të fundit.

Ai e ka kërcënuar bashkë me prindërit e saj, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të nuses në banesën e tij, në zonën e plazhit në Durrës, ku jetonte me prindërit e tij. Në këto kushte e mitura ka bërë denoncim, duke treguar të gjithë dinamikën se çfarë kishte ndodhur. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Martin Haxhiaj nga Urakë e Matit ishte njohur me të miturën në kohën kur kjo e fundit qëndronte te disa të afërm të saj afër këtij fshati. Pak kohë më vonë ai ka shkuar në familjen e 15­ vjeçares për t’i kërkuar dorën. Kërkesa e tij ka gjetur dakordësinë e prindërve, të cilët, siç kanë deklaruar në Polici, nuk kanë qenë në dijeni të moshës së dhëndrit. E mitura e ka kundërshtuar këtë fejesë, por pëlqimi i saj nuk është marrë parasysh.

Gjashtë muaj pas fejesës, 41­ vjeçari ka kërkuar që të martohej dhe rreth tri javë më parë, ai e kishte marrë vajzën e mitur pa bërë dasmë. E mitura u largua e tronditur nga banesa bashkëshortore 1 javë më pas dhe e denoncoi atë në Polici për përdhunim. Prej 11 ditësh Haxhiaj ishte në kërkim dhe u arrestua nga Policia e Durrësit.

Dëshmia e vajzës ka qenë tronditëse

Ajo i deklaroi Policisë se prindërit e kishin martuar pa dëshirë dhe në të gjitha netët në banesën bashkëshortore ajo ishte përdhunuar nga i shoqi. Sipas të dhënave, familja e minorenes jeton në një fshat të Kurbneshit, në kushte mjaft të vështira ekonomike. Ky dyshohet të jetë edhe shkaku që i detyroi ata të vepronin jashtë vullnetit të vajzës, duke menduar se jeta në zonën e plazhit të Durrësit do t’i siguronte asaj një të ardhme më të mirë.

Previous Post

Sarandë, atentat me eksploziv makinës së avokatit

Next Post

FOTO/ Vajza e Eli Farës “çarmatos” Saimir Tahirin

admin

admin

Next Post
FOTO/ Vajza e Eli Farës “çarmatos” Saimir Tahirin

FOTO/ Vajza e Eli Farës “çarmatos” Saimir Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.