• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ajo klase politike qe eshte helmi i shoqërisë shqiptare

admin by admin
17 April, 2016
in Kulture
0
Ajo klase politike qe eshte helmi i shoqërisë shqiptare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurenc Bebja, Francë

Në Lindje apo Perëndim, përveç konflikteve gjeopolitike, feja në raste të shumta është faktor ndarës i shoqërive duke vështirësuar kështu bashkëjetesën mes tyre. Shqipëria, ky komb i vjetër evropian, deri tani mbetet shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare, por fatkeqësisht ka një problem tepër të madh me politikën, më saktësisht me klasën e saj politike, e cila çdo ditë përçan qytetarët e saj dhe u shuan shpresat për një jetë më të mirë.

Me gjithë ndërhyrjen e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, Shqipëria bie në sy për politikën e saj të çrregullt e të çorientuar, që i ngjan më shumë një kopjeje sesa një modeli politik perëndimor. Politikanët shqiptarë, vullnetarisht ose jo, dallojnë se duan t’i vënë barriera progresit, zhvillimit dhe stabilitetit të vendit, me qëllim që të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur në karriget (kolltuqet) e tyre politike dhe kështu të kënaqin egot personale.

Është interesante të analizosh sjelljen e kandidatëve para dhe pas zgjedhjeve politike. Gjatë fazës ‘
parazgjedhore’, ata/ato sillen si «engjuj» të vërtetë, të cilët i duan të mirën popullit, por në fazën ‘
paszgjedhore’, demonët e tyre të vjetër rishfaqen dhe kështu ata/ato heqin maskat dhe bëhen «djaj». Harrojnë premtimet e tyre elektorale, shpërfillin qytetarët dhe i distancojnë nga jeta politike. Fatkeqësisht, konsultimi apo debati publik në lidhje me projekte madhore apo çështje që prekin interesat e shoqërisë civile nuk janë të demokratizuar.

«
Divide ut imperes» është një «formulë» e aplikuar në mënyrë perfekte në Shqipëri. Politika është e përhapur në të gjithë shoqërinë, si në shtresën e varfër dhe atë të pasur, si në klasën punëtore dhe atë intelektuale, si në mjedisin privat dhe atë publik. Klasa politike postkomuniste, si ajo komuniste dikur, ka arritur të infiltrohet në familjet shqiptare, qofshin ato në qytetet e mëdha apo në fshatrat më të izoluar të vendit. Qëllimi i saj është sigurimi i votës, por edhe krijimi i një lloj vartësie politike, e cila u mundëson të manipulojë më lehtë qytetarët.

Në disa raste, politikanët shqiptarë shkojnë më tej në mendimet e tyre politike. Gjatë muajit mars 2016, anëtarët e një partie në pushtet deklaruan së vinin partinë mbi Shqipërinë. Këto dalje publike tregojnë qartësisht dëmin që krijon politika në një shoqëri ende në tranzicion. A mund të ketë Shqipëria një të ardhme të sigurtë, kur klasa politike udhëheqëse mban apo toleron të tilla fjalime (qëndrime)? A mund të kemi besim në udhëheqësa të tillë dhe a duhet që shqiptarët të vazhdojnë t’i mbështesin?

Përsa i përket udhëheqësve të lartë politikë të vendit, shtypi i shkruar dhe televiziv evokuon shpesh akuza korrupsioni, krimi apo abuzimi me pushtetin, por si zakonisht, asnjeri nuk dënohet. Duket sikur sistemi policor (prokuror) dhe gjyqësor janë të «paralizuar», domethënë të paaftë të reagojnë ndaj politikanëve.

Cfarë të themi për seancat e të enjtes në Parlament (Kuvend), vend i cili është transformuar prej kohësh në teatrin e komedianëve «të talentuar», në cirkun e kllounëve, ku pjesmarrësit «shquhen» vetëm për skenat e turpshme të komunikimit. Aty, deputetët, të cilët kanë në dorë fatin e popullit, prodhojnë debate sterile, domethënë flasin por nuk dëgjojnë, shahen dhe akuzohen me njëri me tjetrin për çështje nga më të rëndat, pa propozuar apo gjetur rrugëzgjidhje për programin (premtimet) që janë votuar.

Si rrjedhojë, populli shqiptar, edhe pse e ka votuar apo rivotuar ndër vite këtë klasë politike, mbetet si gjithmonë viktima kryesore e saj. Shqiptarët nuk e kanë gjetur akoma antidotin i cili do t’i shpëtojë nga helmi apo virusi i kësaj lloj «specie» politikanësh. Duke shpresuar që vendi i shqiponjave të gjejë në një ditë sa më të afërt një lider të ri apo lidere të re politike, përse jo si kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili do të dojë dhe do të dijë të motivojë, të krijojë besim në popull, dhe të ketë vullnetin e plotë për t’a nxjerrë atë nga situata në të cilën ndodhet.


http://www.darsiani.com/opinion/

 

 

Previous Post

Vdes në spital polici i aksidentuar nga inspektori i dehur i bashkisë

Next Post

DOKUMENTI/ Pronat e Emiliano Shullazit në Durrës dhe lidhjet e tij me drejtorin e Policisë Vendore

admin

admin

Next Post
DOKUMENTI/ Pronat e Emiliano Shullazit në Durrës dhe lidhjet e tij me drejtorin e Policisë Vendore

DOKUMENTI/ Pronat e Emiliano Shullazit në Durrës dhe lidhjet e tij me drejtorin e Policisë Vendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.