Katër automjete janë djegur sërisht gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Qarri” , nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se mund të jetë një zjarrëvënieje të qëllimshme. Por ekspertët ende nuk kanë dalë me një version përfundimtar. Sakaq policia po vijon hetimet.











