Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur Britaninë, teksa një nënë është gjetur sebashku me të bijën e pajetë në shtëpinë e saj në Links të Skocisë.
Sipas hetimeve, rezulton se nënë e bijë janë therur pasi ka shenja dhe plagë të thella të shkaktuara nga mjete prerëse. Ato janë Liz Eduards dhe e bija Kati, 13 vjeçe.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka arrestuar dy vetë, por ende nuk ka bërë publike pistat e hetimeve dhe pse janë therur nënë e bijë.











