Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Emiljano Shullazin në ambientet e drejtorisë së policisë ndërkohë që ka ushtruar kontrolle të imta në banesën e tij dhe miqve të tij.
Burime nga policia e Tiranës flasin për forca të shumta policie në zonën e rrugës së kavajës dhe parkut të autobusëve ku edhe ndodhet shtëpia e tij dhe miqve të tij.

Vetëm pak orë më parë ish-Kryeministri Berisha e denoncoi Shullazin se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Koni.
Sipas Berishës, Shullazi ka kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për llogari të kryeministrit Rama. Deklaratën e bëri publikë në një konferencë për mediat.
Kjo nuk ëhstë hera e parë që Shullazi shoqërohet në polici dhe del prej atye edhe më i pastër.
Emiljano Shullazi konsiderohet si njeri me ndikim tek drejtuesit kryesorë të PS dhe qeverisë ndërkohë që opozita e akuzon ministrin e Brendshëm për lidhje të ngushat me Shullazin.












