Konflikti i dashurisë dhe një hakmarrje ishte shkaku i shkatërrimit me zjarr të mjeteve “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë dhe te mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre. Autori i dyshuar është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh.















