Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Emiljano Shullazi i cili u shoqërua mbrëmjen e sotme në polici ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij nga ish-kryeministri Berisha.
“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, është cituar Shullazi nga panorama.
Ndërkaq Prokuroria e Përgjithshme po mbikqyr procesin e ndalimit nga policia. Nuk është e sigurtë nëse do të ketë një urdhër arresti për Shullazin ndërkohë që Prokurori Llalla është takuar dhe ka diskutuar rastin me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Cako.











