Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar banorët e Tiranës se sot do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në zona të veçanta.
Si pas njoftimit, mësohet se si pasojë e punimeve që po kryhen aktualisht në rrjetin e ujësjellësit pranë Mbikalimit të Unazës së Re, kufizime do të ketë vetëm gjatë ditës së premte në zonën e Kombinatit deri në orën 18:00.












