Gjykata tha se nuk ka njoftim zyrtar se i pandehuri Almir Daci është vrarë në Siri. Për pasojë, procesi gjyqësor ndaj ish-imamit të Leshnicës Almir Daci do të vazhdoje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pavarësisht lajmit të vrasjes së tij në Siri.
Në mungesë të këtij njoftimi zyrtar apo certifikatës së vdekjes, procesi do të vazhdojë ndaj tij për akuzën e dërgimit të besimtarëve dhe pjesëmarrjes së tij në luftën e Sirisë në krah të grupeve terroriste. Gjyqi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të akuzës.
Vetëm pak ditë më parë, familja e Almir Dacit ne Leshnicë të Pogradecit është njoftuar nga bashkëshortja e tij që vazhdon të jetë në Siri së bashku me fëmijët, se ai është vrarë gjatë luftimeve.

Seanca gjyqësore ndaj Almir Dacit












