• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INVESTIGIMI/ Babai shqiptar s’heq dorë, 250 mijë euro për të gjetur djalin dhe gruan në Siri

admin by admin
15 April, 2016
in Kronika
0
INVESTIGIMI/ Babai shqiptar s’heq dorë, 250 mijë euro për të gjetur djalin dhe gruan në Siri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Valbona Berisha, e ëma, me djalin Alvin

Programi italian Mediaset “Le Iene Show” ka trajtuar në emisionin e radhës, dramën e babait kosovar Afrim Berisha, bashkëshortja e të cilit Valbona Berisha së bashku e djalin e tyre 6-vjeçar Alvin, është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar luftës së shtetit islamik ISIS.
Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit italian Luigi Pelleazza, Afrim Berisha niset drejt Turqisë ku dy kosovarë i kanë premtuar se në kontakt me shërbimet sekret turke e në shkëmbim të 250 mijë eurove do t’ia gjejnë djalin e tij në Siri.
Me profesionin punëtor ndërtimi, 46-vjeçari Afrim Berisha i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995.
Çifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 12 dhjetor 2014 pasi kthehet nga puna në shtëpi, nuk gjen më as djalin e vogël asokohe 6 vjeç, e as bashkëshorten Valbona.
Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona merr mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar luftës së Shtetit Islamik. Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë.
Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit me një fluturim të agjencisë së udhëtimit Turkish Airlines e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë.
Është lokalizuar se vendndodhja e saj në Siri ka qenë në Albab, midis Aleppos e Racca e se ka ndryshuar emrin e djalit nga Alvin në Jusuf.
Konvertimi në xhihadizmin islamik i Valbona Berishës ka ardhur me anë të internetit. Në celularin që ajo përdorte para se të nisej për Siri janë gjetur tre elementë të rëndësishëm: 1)në profilin e saj Skype përdorte si fotografi flamurin e ISIS; 2) emali i nisur nga një nënshtetas kosovar i njohur si foreign fighter i ISIS i cili i konfirmon se i ka blerë biletat e se mund të niset që nesër drerjt Sirisë; 3) fotografia e Salah Abdeslam, një nga autorët e atentateve të Parisit në nëntor të 2015
Në mikrofonin e gazetarit të Iene Show, Luigi Peleazza, Afrim Berisha ka rrëfyer se një vit më parë ka mundur të ketë një bisedë të shkurtër telefonike me djalin e tij Alvin, i cili i ka kërkuar të vij e ta marri, pasi në vendin ku ndodhet ka bomba e luftë. Afrim Berisha me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postbllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas. Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.
Me ndihmën e në shoqërinë e gazetarit Luigi Peleazza, Afrim Berisha niset për herë të tretë drejt Turqisë ku e pret një ndërmjetës kosovar që në shkëmbim të 250 mijë eurove i ka premtuar ta vë në kontakt me shërbimet sekrete turke të cilët do e ndihmojnë ta gjejnë e t’ia rikthejnë djalin e tij Alvin. Gazetari italian shtiret si sipërmarrës e punëdhënës i Afrimit e si dhurues i kësaj shume parash me kusht që djali të gjendet.
Telekamerat e fshehura filmojnë fillimisht takimin mes tyre e ndërmjetësve kosovarë, e më pas takimin me një grup personash që pretendojnë se janë agjentë sekretë turk. Pas marrjes së të dhënave të Valbona e Alvin Berishës, “agjentët” turk me anë të disa telefonatave, konfirmojnë se ata nuk ndodhen më në Siri e se janë larguar drejt Rusisë.
Premtojnë se do ti gjejnë por me kushtin e një pagese paraprake. Por ndërkohë, grupi i punës së gazetarëve të Iene Show vendos një aparat GPS nën makinën e “agjentëve turk” e parkuar pranë vendit të takimit.
Pas përfundimit të takimit, IENE SHOW regjistron me anë të aparatin GPS vendndodhjen e makinës së “agjentëve turk” e pas disa lëvizjesh në qytet, makina ndalet pranë një kampi rom ku qëndron gjatë gjithë natës. Ky fakt evidenton se të ashtuquajturit agjentë nuk janë gjë tjetër veç mashtrues që kërkojnë të përfitojnë nga drama e dëshpërimi i babait kosovar Afrim Berisha.
Kronika e gazetarit Luigi Pelleazza mbyllet duke kërkuar nga kushdo që ka miq e të afërm në Siri të kontribuojnë në gjetjen e vogëlushit tashmë 8 vjeç Alvin Berisha. /oranews.tv/


afrim berisha
Afrim Berisha, bashkëshorti dhe babai

Previous Post

DEKLARATA/ SHBA & BE: Mirëpresim rifillimin e dialogut për reformën në drejtësi

Next Post

VIDEO/ Policia Bashkiake e Tiranës përplaset me të papunët te “Dogana”

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Policia Bashkiake e Tiranës përplaset me të papunët te “Dogana”

VIDEO/ Policia Bashkiake e Tiranës përplaset me të papunët te “Dogana”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.