Makina tip BMW e aksidentuar sot
Një aksident i rëndë me dy viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orws 05.30. Automjeti tip BMW me targa AA 888 MU ka dalë nga rruga e fshatit Golem dhe është përmbysur.
Si pasojë e përmbysjes së mjetit 2 (dy) shtetas kanë gjetur vdekjen, bën të ditur policia.
Viktimat janë Besmir Fikaj, 28 vjeç dhe Dash Rexhepi 22 vjeç. Drejtuesi i mjetit kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Grupi hetimor po punon për gjetjen e shkakut te aksidentit të rëndë.











