Nga Policia e Tiranës është parandaluar mesditën e sotme një ngjarje të rëndë në kryeqytet. Forcat e komisariatit nr.3 kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar përdorimin me armë gjatë një sherri në një lokal në rrugën “Islam Alla”.
Sipas burimeve policore janë shoqëruar 3 persona të përfshirë në konflikt E.L 34 vjeç, G.L 26 vjeç, S.M 23. Madje 23-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë tip pistoletë që e mbante me vete në momentin e konfliktit.











