• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar

admin by admin
14 April, 2016
in Rajoni
0
Gjermania ka nevojë për punonjës të kualifikuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth një milionë refugjatë kërkojnë në Gjermani mbrojtje dhe një perspektivë më të mirë. Por a është në gjendje Gjermania t’u përgjigjet këtyre dëshirave? Punësimi është një prej çështjeve më të rëndësishme.

Qëkurse është mbyllur i ashtuquajturi “itinerari Ballkanik”, shifrat e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Gjermani kanë rënë dukshëm. Por kjo nuk do të thotë se strehimoret për refugjatë po zbrazen shpejt. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë t (BAMF) ka ngecur shumë mbrapa në përpunimin e kërkesave për azil. 400.000 migrantë janë duke pritur një përgjigje ndaj kërkesave të tyre. Këtyre u duhen shtuar edhe 300.000 refugjatë të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur ende kërkesë për azil.
Këto shifra nuk japin shkak për optimizëm, thotë shefi i Zyrës, Frank-Jürgen Weise.
“Kohëzgjatja e tepërt e shqyrtimit të kërkesave është një e keqe e madhe”, theksoi ai në një konferencë të Fondacionit për Ekonominë e Tregut, në Berlin.
Tetë deri në nëntë muaj zgjatë mesatarisht në Gjermani përpunimi i një kërkese për azil. Gjatë kësaj kohe, aplikanti nuk ka të drejtë të punojë, nuk ka të drejtë të ndjekë kurset e gjuhës dhe jeton në strehimore masive.
“Ai merr para dhe gjëra , të cilat nuk i ka fituar me punë”, thotë Weise. Kjo nuk i sjell të mira askujt.

Një punë sa më parë
Në periudhën mes viteve 2013 – 2015 në Gjermani kanë ardhur 1,2 milionë azilkërkues. Kuota e njohjes sot e së drejtës së azilit është rreth 55 %. Duhet të nisemi pra nga fakti që rreth 660.000 njerëz në Gjermani do të fitojnë të drejtën e refugjatit. Në rastin më të mirë, ata duhet të mësojnë sa më parë gjuhën gjermane dhe të kualifikohen për një vend pune. Por sa reale është kjo?
Thuajse aspak reale, thuhet në studimet e Herbert Brücker. Eksperti i tregut të punës i ka analizuar të dhënat, që kanë dhënë vullnetarisht azilkërkuesit. Sipas tyre, 46% e atyre që kanë të drejtë të mbeten në Gjermani, kanë shkuar në gjimnaz apo në ndonjë shkollë të lartë. Por shumë pak prej tyre e kanë përfunduar këtë shkollë. Gati 75% e refugjatëve nga Afganistani, Iraku apo Siria nuk kanë asnjë kualifikim të përfunduar.

Përgatitja dhe njohja e gjuhëve
Kjo nuk do të thotë se këta njerëz nuk mund të punojnë askund. Brücker kërkon masa jo konvencionale për përgatitjen dhe certifikimin e refugjatëve. Një rrugë e suksesshme është praktika në punë. Për tre deri në gjashtë muaj ata mund të dëshmojnë në ndonjë sipërmarrje aftësitë e tyre për punë. Kështu mendon edhe Frank-Jürgen Weise, i cili drejton jo vetëm Zyrën BAMF, por edhe Agjencinë e Punës.
“Kjo që po bëjmë tani – së pari kurse të gjata të gjuhës, e pastaj ndonjë vend pune – nuk është efektive”.
Por gjuha duhet të mësohet. Ekonomisti Herbert Brücker ka llogaritur se njohja e gjuhës i rrit me 16 % shanset e një refugjati që të gjejë një vend pune. Edhe më të rëndësishme janë kualifikimet, sepse një diplomë shton shanset 20 % për gjetjen e një vendi pune.
Një fakt shumë i rëndësishëm, që siç dihet shumë prej azilkërkuesve janë të rinj. Ata duhet të përgatiten profesionalisht dhe të kërkojnë vend pune.
“Por nuk duhet të ketë iluzione, sepse shumë refugjatë pretendojnë që të fitojnë para sa më shpejt dhe të mos investojnë në shkollim apo përgatitje profesionale”, pohon Brücker.

Sistemi social para rrënimit?
Në fund, jo vetëm për refugjatët por edhe për shtetasit gjermanë, është me rëndësi se në çfarë profesionesh orientohen refugjatët. Nga kjo varet edhe ardhmëria e sistemit social gjerman, mendon Brücker. Sipas tij, në dekadat e fundit shumë gjëra janë bërë gabim në përgatitjen profesionale të migrantëve. Ekonomisti dhe studiuesi i lëvizjeve demografike, Bernd Raffelhüschen dyshon se kësaj here do të bëhen gjërat më mirë. Ai mendon se shumë refugjatë do të vuajnë nga varfëria, sepse nuk do të kenë ndonjë shans për ndonjë punë të përhershme. Shumë prej tyre do të detyrohen të kërkojnë ndihma sociale. Ata nuk do të mund të kontribuojnë shumë për sistemin e shëndetësisë, apo sistemin social. Raffelhüschen thotë se për furnizimin e refugjatëve kërkohen 17 miliardë euro në vit.

Imperativi humanitar
Migrimi i parregulluar në disa muajt e fundit, e ka futur Gjermaninë në vështirësi, mendojnë ekspertët. “Ne kemi katër milionë persona të pa kulifikuar, që marrin ndihma sociale. Ndaj neve na duhen njerëz të rinj dhe të kualifikuar, në mënyrë që të evitohet rritja e moshës mesatare.
“Ne në ekonomi kemi paralajmëruar para 30 vitesh se Gjermania ka nevojë për migrim të kontrolluar”.
Një argumentim, me të cilin është dakord edhe shefi i Kancelarisë dhe Koordinatori për Refugjatët në Qeverinë Gjermane, Peter Altmaier. Por Gjermania nuk mundur të jetë indiferente duke mos ofruar ndihma humanitare për njerëzit e ikur nga lufta dhe dhuna.
“Në raste të tilla nuk mund të pyesim nëse dikush ka ndonjë kualifikim apo jo”.

Integrimi
Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e shumta humanitare, në Gjermani kërkohet një integrim sa më i shpejtë dhe i suksesshëm në tregun e punës.
“Për një vend si Gjermania është vendimtare që të kërkojë zgjidhjen e problemeve qysh në zanafillën e tyre”.
Qeveria gjermane do të bëj të gjitha përpjekjet që njerëzit të mund të jetojnë nga puna e tyre, sepse nuk duhet të krijohen shoqëri të ndryshme paralele.
“Ne do ta ndihmojnë integrimin dhe do ta nxisim atë”, thotë Altmaier.

DW

Previous Post

HISTORIA/ Nga kureshtja e tradhtova burrin…

Next Post

Shtyhet seanca për Mark Frrokun, mungoi i pandehuri tjetër

admin

admin

Next Post
Shtyhet seanca për Mark Frrokun, mungoi i pandehuri tjetër

Shtyhet seanca për Mark Frrokun, mungoi i pandehuri tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.