Gjermania do të nxjerrë në qarkullim nga sot e tutje edhe monedhat 5 euro, në formë metalike.
Gjatë prezantimit të kësaj monedhe, Ministria Gjermane e Financave ka thënë se jo vetëm që do të jetë pesë euroshi i parë në Gjermani, por do të jetë edhe një kombinim i komponentëve metalike dhe plastike.
“Deutsche Bundesbank”, tha se monedha do të jetë e vlefshme për të bërë të gjitha pagesat në Gjermani.
Sipas ministrisë së Financave, kjo monedhë nuk do të mund të falsifikohet në asnjë mënyrë.
“Panorama”












