Drejtoria Arsimore në Durrës ka bërë ët ditur se ka shkarkuar nga puna një mësues në gjimnazin e Manzës pasi rezultoi s ishte përdorues droge.
Ka qenë drejtoresha e DAR Durrës, Lindita Muka e cila gjatë një takimi në Prefekturën e Durrësit, me qëllim sensibilizimin e të rinjve kundër drogës, ka bërë të ditur edhe masën administrative.
“Mësuesi solli dëme në shkollë. U mblodh këshilli disiplinor i shkollës, i cili bëri pezullimin e mësuesit. Më pas ai dha dorëheqjen, dhe Drejtoria Arsimore firmosi prishjen e kontratës me të”, tha Muka.
Ende emri i mësuesit të shkarkuar nuk është bërë publik.











