Drejtuesit vendorë në qytetin e Kukësit japin alarmin për ndotjen e liqenit të Fierzës. Mijëra ton mbeturina të ndryshme që vijnë nga Kosova janë depozituar në sipërfaqe të këtij liqeni.
Në këto kushte, prefekti i qarkut Kukës ka shpallur situatën e emergjencës lokale për një periudhë 5-ditore si pasojë e ndotjes së sipërfaqes së liqenit të Fierzës nga mbetjet.
Ai u ka kërkuar institucioneve si Bashkisë së Kukësit, Drejtorisë së Kufirit dhe Emergjencave Civile që të merren masa pasi kjo pasuri po dëmtohet çdo ditë.
Një apel i është drejtuar edhe autoriteteve të pikës së kufirit Kosovë-Shqipëri, që të mos lejojnë kalimin e mbetjeve në ambientet tona. Ai ka propozuar gjithashtu instalimin e një rrjete në kufirin Kosovë-Shqipëri, për të penguar kalimin e mbetjeve përmes ujit në territorin e vendit tonë.












