Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi ka takuar tregëtarët dhe ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku Fatos Tushe në drejtim të tregtarëve ambulantë. Sipas tij, Tushe po largon tregtarët nga stadiumi për qëllime klienteliste.
“Sot me tregetaret ambulant tek stadiumi i Lushnjes detyrohen me dhune te shperngulen per te shkuar tek nje treg privat klient i kryetarit te bashkise. Ishin sot ne takim te PD Lushnje. Keshilltaret bashkiak te PD do te kerkojne ne mbledhjen e radhes shpjegime pse behet ky veprim arbitrar pa vendim keshilli, dhe do te mbeshtesin 50 familjet qe punojne dhe mezi ushqehen pa patur asnje detyrim ndaj bashkise”, shkruan Murrizi.











