Oficeri i policisë i cili mbrëmjen e sotme u prangos me 10 kg kanabis në makinë, u zbulua nga përgjimet e kolegëve të tij. Efektivi i moshës rreth 50 vjeç, kishte kohë që mbahej nën vëzhgim nga kolegët e tij.
Zef Mirashi u prangos sonte ndërsa kishte futur në një thes lëndën narkotike. Arrestimi i oficerit u bë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe antidroga Shkodër.












