Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për Armando Prengën. Shkak është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili mungonte për arsye shëndetësore.
Sot në gjyqin për Prengen ishin paraqitur edhe dy dëshmirë.
Ndërsa në seancën e kaluar dëshmitarët thanë se Armando Prenga nuk ka qenë i pranishëm në konfliktin e ndodhur para komisariatit të Laçit në 5 shtator të vitit të kaluar.
Prenga akuzohet për plagosjen me armë pa leje të Tom dhe Nikollë Calit.











