Është vënë në pranga nga Policia e Pogradecit një 40-vjeçar, i cili akuzohet për kundërshtim dhe fyerje të punonjësve të policisë. Sipas burimeve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi Leksi Myftaraj, 40 vjeç, banues në Pogradec. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Leksi Myftaraj, 40 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje në lagjen nr 1 në Pogradec, ka fyer për shkak të detyrës dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së Policisë, gjatë kohës kur këta të fundit, kanë qenë në shërbim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.











