Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në Elbasan jashtë një banese në lagjen 5 maji. Nga ky shpërthim është dëmtuar porta e shtëpisë dhe nuk ka të lënduar.
Burimet zyrtare thanë se shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në pjesën e jashtme të banesës së 62vjeçarit me iniciale E.R. “Për pasojë, është dëmtuar vetëm porta prej hekuri e banesës dhe dëme të tjera materiale”, thuhet në komunikatën zyrtare.












