Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në aksin Elbasan – Metalurgjik, nga ku paraprakisht raportohet për tre persona të plagosur.
Burimet thanë se të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore për në spitalin rajonal, pasi ishin në gjendje të rëndë.
Burimet policore thanë se në aksident janë përfshirë dy makina.
Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje tha se po punohet për sqarimin e dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.











