Foto Ilustruese
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano pasi në makinën e tij gjeti 2 kg kokainë. Artan Gjergji është 45-vjeçari i arrestuar nga policia italiane. Patrulla e ndaloi atë për një kontroll rutinë, por pamja nervoze e shoferit çoi në dyshime se diçka fshinte.
Pas kontrollit brenda në automjet u zbulua sasia e drogës së shtrenjtë, fshehur në një çantë. Dyshohet se Gjergji kryente rolin e korrierit për të shpërndarë drogën në veri të Italisë.












