Terroristi i dyshuar, Mohamed Abrini i cili u arrestua një ditë më parë nga policia belge ka pranuar përpara prokurorëve se është personi me kapele i cili ka kryer sulmet në në aeroportin Zaventem në Bruksel.
Abrin ishte i dyshuari kryesor për sulmet terroriste të nëntorit në Paris.
Sipas BBC Abrini e ka pohuar se ka qënë ai pikërisht në vendin ku shpërthyen bombat më 22 mars.
Gjatë sulmeve terroriste në aeroportin dhe metron e Brukselit, janë vrarë 32 persona.
Abrini, 31 vjeç, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai u kthye gjithashtu në njeriun misterioz që shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.












