Një qytetar, Edmond Golemi ka postuar një foto ku shfaqet një karrocë për të sëmurët në spitalin e Sarandës.
Karroca është e modifikuar. Një karrige plastike nga ato të klubeve të periferisë është vendosur mbi ca hekura.
“Kjo eshte nje foto qe e kam bere ne spitalin e Sarandes. Nuk dija te qeshja apo te qaja. Shendetesia moderne e mbi te gjitha falas”, shkruan qytetari.











