Mbetje të helikopterit të nxjerra nga liqeni i Shkodrës
Nxirren nga liqeni mbetjet e helikopterit të rrëzuar. Ato po transportohen me një mjet tip kamionçinë, të ministrisë së Mbrojtjes.
Nga mbetjet e nxjerra, ende nuk është gjetur dhe nuk është nxjerrë kutia e zezë. Në momentin e nxjerrjes në vendin e ngjarjes ishin përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes dhe të kompanisë franceze “Eurocopter”, të prodhimit të helikopterëve.











