Një prostitutë shqiptare ngjan të jetë diskriminuar nga autoritetet italiane pasi i vendosën një gjobë prej 10 mijë eurosh për seks në vende publike
Vajza “ka punuar” si prostitutë në zonën e Fucecchio.
Shqiptarja u denoncua nga policia bashkiake në dhjetor të vitit 2013 ndërsa sot ajo kishte gjyqin përmes të cilit mund ti shpëtojë gjobës.
E dyshuara nuk ka qenë e dënuar që nga janari i këtij viti për akte të turpshme në vende publike e cila nuk është më një krim, por është transformuar në gjobë administrative, thuhet në një deklaratë të bashkisë së qytetit.
“Të gjitha aktet e procesit, për këtë arsye, janë dërguar në prefekturën e Firences që do të merret me personin në fjalë që të sigurohet për të paguar një gjobë prej 10 mijë euro në favor të shtetit”, thotë deklarata.












